Gafa qesharake e Zaniolos, gëzohet për listën e “Golden Boy” por … është e vitit të kaluar

Nicolo Zaniolo ka bërë një gafë të madhe në rrjetet sociale. Futbollisti i Romës është jashtë fushave prej disa muajsh, u shfaq i lumtur që ishte mes kandidatëve për çmimin Golden Boy 2020, që u jepet lojtarëve të rinj më të mirë në botë.

Krenar për vlerësimin, Zaniolo e ka publikuar në rrjetet sociale, por dikush i ka vënë në dukje një detaj shumë të rëndësishëm: lista që ka postuar në Instagram ka qenë ajo e vitit të kaluar, në të cilën ka qenë i përfshirë edhe ai.

Pasi ka diskutuar me disa përdorues të Instagramit dhe e ka kuptuar gabimin, Zaniolo e ka hequr postimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?