Gafa qesharake nga UEFA tërbon presidentin Ceferin gjatë medaljeve të Europa League

Një situatë e pabesueshme ndodhi mbrëmjen e kaluar në Bilbao gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve për finalen e Europa League, e fituar nga Tottenham-i i trajnerit Ange Postecoglou. Pikërisht në momentin kur kapiteni Heung-Min Son po përgatitej të ngre trofeun, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, u përball me një skenë të sikletshme: kishte mbaruar medaljet.

Në listën e lojtarëve që nuk morën medalje ishin Cristian Romero, Rodrigo Bentancur dhe Son Heung-Min, të cilët u detyruan të mjaftoheshin me një përqafim nga Ceferin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës po festonte.

Sipas raportimeve, ishte planifikuar ndarja e 50 medaljeve, por për arsye të paqarta, stoku i tyre përfundoi para kohe. Gafa e UEFA-s u transmetua drejtpërdrejt dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar ironi dhe kritika nga tifozët në mbarë botën. Një moment i sikletshëm në një natë që duhej të ishte e paharrueshme vetëm për triumfin e londinezëve në “San Mamés”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP