Galatasaray nuk ndalet në merkato, pas Osimhen kërkon dhe Rabiot

Galatasaray nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, pasi në orët e fundit ka mirëpritur dhe Victor Osimhen. Sulmuesi i Napoli do të transferohet në formë huazimi te gjigantët turk që po marrin çdo lojtar të mundshëm nga Seria A.

Objektivi i radhës është Adrien Rabiot. Mesfushori francez është në kërkim të një skuadër, pasi që nga muaji korrik ka përfunduar kontratën me Juventusin.

Lojtari francez kërkon një pagë prej 7-8 milion euro, bashkë dhe një shpërblim për të ëmën, e cila është agjente e tij. Mediat italiane shkruajnë se Rabiot refuzoi Milanin në verë, ndërkohë që në Turqi shpresojnë që ai të ulë disi kërkesat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?