Galatasaray zbarkon sërish në Milano, synon të marrë Calahanoglu
Galatasaray nuk i ka humbur shpresat për të realizuar një ëndërr të madhe; marrjen e Hakan Calhanoglu. Sipas “Fanatik”, Abdullah Kavukcu, zv.presidenti i “Sportif AS” (kompania që menaxhon aktivitetet sportive të Galatasaray), ka udhëtuar direkt në Milano.
Në Turqi raportohet se është bërë një verifikim për transferimin e mesfushorit të Interit, transferim që dukej pothuajse i pamundur. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij para fundit të sezonit, ndonëse kontrata e lojtarit skadon në verën 2027.
Nga ana e Calhanoglu ka dalë një mesazh, “jam gati”, për një transferim te Galatasaray, por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e klubit milanez. Ndërkohë, Kavukcu synon të shfrytëzojë marrëveshjen mbi Frattesi për të rifilluar bisedimet për Calhanoglu.
KOHA JONË SONDAZH

