Galliani: Shumë klube rrezikojnë të falimentojnë nëse nuk rifillon futbolli

Ish-zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galilani, ka paralajmëruar se futbollit duhet të vazhdojë pavarësisht pandemisë koronavirus, për shkak se shumë klube rrezikojnë të falimentojnë.

Qeveria italiane po bisedon për t’i lehtësuar masat e karantinës në Itali nga 4 maji, përfshirë për lejimin e lojtarëve për t’u kthyer në stërvitje por duke bërë teste për Covid-19 në baza ditore.

“Vetëm virusi mund ta vendosë kohën. Është shumë e vështirë, sepse ne duhet patjetër të kthehemi një ditë në stërvitje dhe do të na duhen edhe katër javë të tjera për t’u përgatitur për të luajtur, prandaj nuk e di se kur mund të rifillojë liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo çfarë mund të them është se borxhet që disa klube i kanë dhe humbja e të hyrave do të shkaktojë gjendje dramatike. Disa klube italiane rrezikojnë të falimentojnë. Askush nuk është në gjendje t’i mbijetojë një pezullimi afatgjatë të futbollit”, deklaroi Galliani për “Telelombardia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?