Gara për “Final Four” / Partizani rikthehet te fitorja, Vllaznia mund thellë Dinamon

Java e 34-të e Abissnet Superiore vazhdoi të mbajë të ndezur betejën për një vend në “Final Four”, ku disa skuadra po luftojnë me pikë të ngushta për të siguruar zonën e kreut.

Pas zhgënjimit në derbin ndaj Tiranës, Partizani reagoi menjëherë dhe u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën kryesuese të kampionatit, Egnatian. Ashtu si në ndeshjen e fundit në Kupë, të kuqtë i besuan sërish specialistit të penalltive, Albers Keko, i cili realizoi golin vendimtar.

Fitorja e mban Partizanin në vendin e katërt me 50 pikë, vetëm një më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani. Verdheblutë nuk zhgënjyen në përballjen ndaj Bylisit dhe morën një fitore të rëndësishme 1-0 në “Elbasan Arena”, duke qëndruar  në garë për një vend në katërshen e parë.

Ndërkohë, në Shkodër, Vllaznia dha një sinjal të qartë force. Skuadra e Mirel Josës dominoi ndaj Dinamos, duke triumfuar me rezultatin  3-0. Me këtë sukses, shkodranët ngjiten në vendin e dytë të renditjes me 55 pikë, duke u barazuar me pikë  Dinamon që tashmë bie në vendin e tretë, por mban ende një vend të sigurt për fazën “Final Four”.

SHKARKO APP