”Gardiani” 43-vjeçar i Tiranës, Ilion Lika me çerek shekulli karrierë
Ilion Lika ka më shumë se çerek shekulli karrierë në futboll. Këtë sezon me Tiranën, 43-vjeçari ka marrë rolin e portierit të parë pas lëndimit të Gentian Selmanit në kupat e Europës.
”Stërvitja bëhet e atillë që mund të ndodhë, pavarërisht se nuk e kam dashur në mënyrë që të jesh i barabartë me ekipin, sepse është përgjëgjegjësi se tani më shumë se dëshira është përgjegjësia që unë kam”,-tha LIka.
Ai stërvitet çdo ditë me të rinjtë e portës bardheblu 19-vjeçari, Mustafë Abdullahu dhe 20-vjeçari Leon Kozi, duke qenë për ta një trajner në hije, por edhe një shembull për t’u ndjekur. Ilioni është aktivizuar me shumë ekipe në Shqipëri dhe Terek Grozny në kampionatin rus.
”Momentet më të bukura janë titujt kampionë sidomos, me Dinamon kur isha shumë i ri dhe me Tiranën që kemi fituar shumë trofe”. Që prej nisjes së futbollit si profesionist deri tani futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë, por ka diçka që këtij të sotmit i mungon. Ilion Lika që ka luajtur 14 ndeshje me Kombëtaren, e ka të qartë se kur do të heqë dorezat. Vetëm kur ta lenë forcat.