Gareth Bale në dyshim për “El Classicon” ndaj Barcës

Gareth Bale është një nga elementët kryesor në “puzzle”-in e trajnerit Zinedine Zidane tek Reali i Madridit. Uellsiani në shumë takime ka bërë diferencën me shpejtësinë e tij duke qënë alternativë më e mirë kur me Ronaldon nuk funksionon, ndërkohë që bashkëpunimi me vetë portugezin është optimale. Megjithatë ka gjasa që tekniku francez ta ketë të pamundur aktivzimin e 27 vjeçarit në supersfidën e 3 dhjetorit përballë Barcelonës.

Bale u dëmtua në minutën e 58-të të takimit ndaj Sportingut të Lisbonës dhe analizat e detajuara të kryera në Madrid kanë konfirmuar lëndimin e tendinës në kaviljen e djathtë.

Klubi kryeqytetas nuk ka informuar në lidhje me kohën që do të duhet për rekuperimin e uellsianit, por fakti që “ EL Classico” do të luhet pas vetëm 9 ditësh e komplikon situatën tek kampionët e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidomos po të llogaritet që në këtë duel do të mungojnë edhe Morata e Toni Kross. Megjithatë një lajm i mirë ka të bëjë me rekuperimin e Casemiros.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi ende nuk është konfirmuar nëse Bale do të jetë apo jo kundër katalanasve, e sigurt është që nuk do të zbresë në fushë këtë fundjavë ndaj Sporting Gijonit. Reali aktualisht udhëheq kampionatin spanjoll me 4 pikë më shumë se Barcelona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?