Gashi shpallet lojtari i muajit tek Colorado
Shkëlzen Gashi ka shumë mundësi të mos përfshihet në listën e trajnerit Gianni de Biasi në kuadër të përballjeve ndaj Lischtensteinit dhe Spanjës.
Kjo për shkak të formës jo të mirë të treguar me skuadrën përfaqësuese, megjithatë situata ka qënë krejt tjetër për 28 vjeçarin në kampionatin amerikan të futbollit.
Sulmuesi realizoi një kryevepër në sfidën e fundit përballë Vancouverit, pa llogaritur që më parë kish shënuar edhe me 11m. Goditja standarte e Gashit tërhoqi vëmëndjen e të gjitha mediave ndërkombëtare për madhështinë e ekzekutimit.
Tashmë pasi u përfshi në formacionin e javës , ish lojtari i Baselit është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit tek skuadra e Colorado Rapids.
Votimi është kryer online dhe kanë qënë tifozët e kësaj skuadre ata që kanë vendosur se sulmuesi kuqezi ishte lojtari me më shumë impakt tek skuadra e drejtuar nga Pablo Mastroeni.
Gashi u transferua në MLS në fillim të vitit 2015 duke braktisur Baselin si pasojë e mos marrëveshjeve me trajneri Fischer.
Në aventurën e tij amerikane, ai ka zhvilluar 21 takime duke shënuar 8 gola, ndërkohë që më ngjyrat kuqezi ka zbritur në fushë në 12 raste dhe goli i vetëm, por që të gjithë e mbajnë mënd ka qënë kundër Armenisë në “Elbasan Arena”, takim i cili u fitua 2-1 nga kuqezinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

