Gasperini: Futbollistët dinë gjithmonë çfarë bëjnë, s’kanë nevojë për mua!

Atalanta vijon të befasojë me paraqitjet spektakolare, teksa ditën e djeshme mundi Lazion në shifrat 3-2. Zikaltrit e drejtuar nga Gian Piero Gasperini po praktikojnë një futboll të jashtëzakonshëm dhe kjo shpjegohet mjaft mirë edhe nga statistikat, pasi kanë shënuar plot 77 gola në vetëm 27 javë kampionat, si asnjë skuadër tjetër.

Trajneri Gasperini ishte në tribunën e boshatisur të “Gewiss Stadium” mbrëmjen e djeshme, por nuk mund të këshillonte lojtarët e tij, pasi ishte pezulluar.

“Dinë gjithmonë çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe kanë gjithmonë e më pak nevojë për mua. Kjo u pa qartë edhe sonte. Jam shumë i kënaqur, pasi djemtë treguan maturi e siguri në lojë, edhe kur ishim në disavantazh të dy golave. Tani duhet të përmirësojmë vetëm qasjen në ndeshje, sepse shpesh na ka ndodhur që të gabojmë në start”, u shpreh Gasperini.

SHKARKO APP