Gasperini “ironizon”: Nëse do Lazio luajmë të hënën, e nisemi më pas për në Valencia

Gian Piero Gasperini sigurisht që është më i buzëqeshur se kurrë, teksa Atalanta e tij është kthyer në një makineri golash këtë sezon. Bergamaskët mundën 7-2 të dielën Lecce-n, duke arritur në kuotën e 70 golave sezonal.

Së fundmi në mediat italiane ka pasur polemika pas një kërkese të tyre që sfida e javës së ardhme të luhet të premten, jo të shtunën për shkak të impenjimit të tyre në Champions League. Strategu i njohur italian ka ironizuar bardhekaltrit, që deri më tani nuk kanë pranuar.

“Këto ndeshe dhe ky prezantim të ndihmojnë dhe të japin forcë. Duam të përsërisim ndeshjen e parë në Champions, në atë mënyrë mund të kualifikohemi. Për të luftuar për titullin duhet të marrim 85-90 pikë, por gabojmë gjatë rrugës. Mundohemi që të shkojmë sa më lart me pikë çdo vit.

Sfida me Lazion? Nëse ata duan luajmë të hënën në mbrëmje, të martën nisemi për në Valencia. Nuk dua të dal para e të them si zgjidhet kjo situata, por ekipi ka karikimin e duhur për të dalë nga situata”, deklaroi Gasperini. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP