Gasperini: Kam pasur koronavirus, isha i sëmurë para ndeshjes ndaj Valencias
Trajneri i Atalantës, Gasperini së fundmi ka rrëfyer se mund të ketë qenë me koronavirus para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Valencias në Champions League. Strategu që po bën një punë fantastike tek bergamaskët, zbuloi se kjo gjë ndodhi para sfidës së dytë, të luajtur me 10 mars.
“Kisha koronavirus. Ndihesha keq para Valencias dhe isha edhe më keq në ditën e ndeshjes. Nuk kisha ethe, por isha i sëmurë. Pas testit serologjik që kam bërë, u konfirmua se e kisha kaluar sëmundjen.
Pas sfidës në Valencia, edhe në dy netët në vijim fjeta pak. Kisha dhimbje në trup, ndërkohë që jashtë dukej sikur ishte luftë, çdo dy minuta kalonte një ambulancë me sirena.
Kisha humbur edhe shihen. Disa njerëz mendojnë se është imorale, pas asaj që ka ndodhur, por kjo është mënyra e vetme për t’u kthyer në normalitet. E vetmja gjë që nuk më pëlqejnë janë 5 zëvendësime dhe sfidat me dyer të mbyllura”, deklaroi Gasperini. /R.Lika-Koha Jone/