Gasperini para Interit: S’jemi për titull, Gjimshiti është superior në mbrojtje!

Giampaolo Gasperini nuk kërkon të krijojë shumë pritshmëri për Atalantën e tij, në lidhje me lajmet se ata janë në garë për titull. Sipas strategu italian ekipi i tij duhet të punojë me përulësi, pasi tri ekipe janë më përpara këtë sezon, dhe njëri prej tyre është dhe Interi. Në mbrojtje ka elozhe për Gjimshitin.

“Janë luajtur 5 javë, por Inter, Milan dhe Napoli kanë treguar se kanë diçka më shumë, është e kotë të flasësh për titullin në këtë moment. Ne jemi në rangun e Fiorentinës dhe Torinos, por që shpresojmë që të përmirësohemi dhe që dikush të gabojë. Juventusi mund të rikuperojë pikë, ne duhet të jemi të përulur ndeshje pas ndeshje.

Sfida me Interin? Ata janë të fortë edhe pa Lukakun dhe Hakimin sidomos në lojën në ajër, të cilin do mundohemi ti frenojmë. Duhet tu hapim probleme.  Kemi 10 pikë, por tani do të vijnë sfidat e vështira.

Mbrojtja? Për mënyrën se si luajnë Gjimshiti dhe Toloi janë më superior se Palomino dhe Demiral, por kemi edhe të rinj me të ardhme të madhe”, deklaroi Gasperini. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP