Gasperini para ndeshjes me Milanin: Po pres Gjimshitin, më pas vendos për formacionin

Atalanta do të provojë që të marrë një rezultat pozitiv ndaj Milanit, edhe pse do të jetë e vështirë për shkak të mungesave të shumta. Trajneri Gasperini para ndeshjes sqaroi se Gjimshiti është në dyshim për këtë ndeshja dhe prania ose jo e tij do të vendosë për skemën që do të aplikojë.

“Toure, Palomino dhe Toloi janë të dëmtuar. Kolasinac ka patur një problem në kavilie por ka bërë disa ndeshje shumë të mirë. Gjimshiti mund të rikthehet, ka bërë një test. Ka pasur një sër dëmtimesh, por nuk mendoj se kanë qenë shumë. Mbrojtja me katër mund të jetë një opsion. Fillimisht duhet të kuptojmë nëse do të luajë Gjimshiti, më pas do të vendosim”, deklaroi Gasperini.

Strategu i Atalantës ka kërkuar që lojtarët të japin një sforco në këtë ndeshje ndaj Milanit për të rikuperuar disi momentin jo shumë pozitiv që po kalojnë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?