Gasperini: Shpresojmë që të mos na dridhen këmbët në Champions!
Pasi kaluan fazën e grupeve në Champions league, Atalanta kërkon që të vijoj ëndrrën në Europë, teksa synon që të kalojë pengesën Velancia. Trajneri i klubit bergamask, Gasperini ka kërkuar që lojtarët e tij të mos bien pre e presionit të një kompeticioni të tillë.
“Spanja ka një futboll elitar. Do të jetë një duel i nivelit të art. I kemi studiuar mirë, siç edhe ata mund të kenë bërë me ne. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv që ta menaxhojmë në duelin e kthimit.
Championsi të jep emocione pozitive për të dhënë më shumë. E rëndësishme është që të të mos të dridhen këmbët sepse një qytet i tërë do të vijë në ‘San Siro’ dhe janë të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Duhet besimi i duhur, por jo shumë eufori”, deklaroi Gasperini. /R.Lika-Koha Jone/