Gati revolucioni në La Liga, nga janari publikohen bisedat e gjyqtarëve në VAR

Federata spanjolle e futbollit dhe La Liga kanë rënë dakord që duke nisur nga muaji janar të publikohen imazhet dhe audiot e bisedave midis gjyqtarit të fushës dhe asistentëve të VAR, kur ka rishikime të aksioneve.

Ky projekt fillimisht do të fillojë të marrë jetë në ndeshjet e Superkupës më 10 dhe 11 janar dhe më pas do të aplikohet në ndeshjet e LaLiga-s. Kjo hap një skenar të ri për arbitrimin spanjoll, me synimin për t’i ofruar transparencë më të madhe tifozit në çdo kompeticion iberik.

Me transmetimin e imazheve dhe audiove synohet të përmirësohet imazhi i arbitrit dhe të qartësohen vendimet e gjykimit. Në ditët në vijim, si Federata ashtu edhe La Liga do të publikojnë më shumë informacione në rrjetet e tyre sociale në mënyrë që fansat dhe mediat të kuptojnë se si do të funksionojë kjo dinamikë e re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?