Gattuso: Duket dora e Sarrit te Juvja, duam të ruajmë vazhimësinë

Napoli pasi rigjeti buzëqeshjen në Kupën e Italisë, pasi mundi Lazion duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Të Kaltrit o kalojnë një situatë të vështirë në kampionat, ku gjenden në vendin e 8 në tabelën e renditje> Një sukses i mundshëm ndaj Juventusit, do të ishte një mundësi e mirë për Gattuson dhe skuadrën e tij të gjejë qetësinë.

“Duhet t’i japim vazhdimësi kësaj skuadre që e ka pasur probleme. Duket dora e Sarrit, por duhet të provojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe. Dua futbollistë të motivuar në San Paolo, entuziazmi na ndihmon shumë.

Maksimovic nëse nuk ndodh asgjë do të jetë në dispozicion. Koulibaly ka kryer një stërvitje të diferencuar dhe shpresoj që ta kemi në dispozicion javën e ardhshme. Mertens është pak më mirë”, deklaroi Gattuso. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP