Gattuso kthehet në radarin e Lazios

Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në radarin e Lazios, pasi Simone Inzaghi e ka gjetur veten nën presion.

Lazio pësoi humbjen e tyre të katërt të sezonit mbrëmë, duke humbur 2-1 ndaj Celticut në Ligën e Evropës.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Inzaghi është në rrezik dhe sytë e bordit të klubit janë mbi të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky medium shton se Gattuso duket të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar 43-vjeçarin italian në stolin e Lazios.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-trajneri i Milanit ishte i lidhur me Lazion edhe muajin e kaluar dhe mbetet i papunë pasi refuzoi rolet te Genoa dhe Sampdoria.

Ndryshe, Lazio ka edhe një udhëtim tjetër të vështirë, pasi të dielën luan te Fiorentina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?