Gattuso me “dhimbje koke”, dëmtohen Manolas dhe Osimeh
Napoli po kalon një periudhë të vështirë, teksa trajneri Gennaro Gattuso duhet të vuajë mungesat e shumta në mbrojtje dhe në sulm. Ndaj Udineses u dëmtua mbrojtësi grek Kostas Manolas, ndërsa italiani Giovanni di Lorenzo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen me Fiorentinës në fundjavë.
Pikërisht për këtë arsye trajneri Gattuso do të jetë i detyruar të rrezikojë senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili vijon rikuperimin nga dëmtimi, ose t’i besojë dyshes Rrahmani-Maksimoviç, të cilët nuk po tregojnë aspak siguri.
Lajme të këqija vijnë edhe nga sulmuesi Victor Osimhen, që vijon të jetë i prekur nga koronavirusi, por që për më tepër, nuk ka kaluar ende dëmtimin në shpatull dhe sipas të gjitha gjasave, do të kthehet në fushë vetëm në fund të muajit. Ndaj vjollcëve pritet të rikthehet Dries Mertens, por edhe për të garancitë nuk janë të mëdha pasi vjen për shkak dëmtimi.