Gattuso publikon listën për dy sfidat e radhës ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë

Italy’s Head Coach Gennaro Gattuso during the 2026 FIFA World Cup European Qualifiers soccer match between Italy vs Israel at the Bluenergy Stadium – Stadio Friuli in Udine, Italy, 14 October 2025. ANSA/Alessio Marini

Kombëtarja italiane hyn në javën vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës me dy ndeshjet e fundit të Grupit I: më 13 nëntor në Chisinau ndaj Moldavisë dhe më 16 nëntor në “San Siro” kundër Norvegjisë. Pas humbjes së nisjes në Oslo, Italia është rilindur me pesë fitore radhazi, duke siguruar matematikisht play-off-in dy javë para fundit.

Megjithatë, një shans i vogël për të marrë vendin e parë dhe kualifikimin direkt ekziston ende. Për ta arritur, skuadra e Gennaro Gattusos duhet të fitojë të dyja ndeshjet dhe të përmbysë një diferencë të madhe golash ndaj Norvegjisë (+26 kundrejt +10 të Italisë), ose të shpresojë që skuadra e Haaland të ndalet kundër Estonisë.

Trajneri Gattuso ka thirrur 27 lojtarë për grumbullimin në Coverciano. Emri i ri është ai i portierit të Cagliarit, Elia Caprile, i cili merr thirrjen e parë me Kombëtaren e madhe. Pas kohësh rikthehen Alessandro Buongiorno dhe Samuele Ricci, ndërsa Gianluca Scamacca është sërish mes të grumbulluarve pasi në shtator kishte braktisur grumbullimin për probleme fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nicolò Barella do të mungojë ndaj Moldavisë për shkak pezullimi, ndërsa Cambiaso, Frattesi dhe Tonali janë në rrezik me një karton tjetër të verdhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata ka publikuar edhe listën zyrtare me emrat e të gjithë të grumbulluarve në portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm, me konfirmime dhe rikthime të rëndësishme në prag të dy përballjeve vendimtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?