Gaz Demi: Policia provokoi situatën

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas përfundimit të ndeshjes është shprehur se policia ishte ajo që provokoi tifozat, duke sjellë një situatë kaotike.

Në një prononcim për “Neësport.al”, Demi u shpreh se sfida u provokua edhe nga gjyqtari Enea Jorigji, të cilin numrin një i të kuqve e shpalli “Non Grada”.

Demi tha gjithashtu, se dhe dëmtimi i stolave nga tifozat është një veprim i gabuar, pasi do të detyrohet të paguajë dëmet e shkaktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishin tensione të krijuara kot më kot nga policat. Nuk e kuptoj se çfarë donin policët. Do gjenin ata që kanë hedhur fishekzjarret. Po mir ja dakord u hodhën fishekzjarret. Po nuk kuptoj pse u futën dhe u përfshinë në konflikt. Ishte një tension, pak të themi injorant i krijuar kot më kot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loja e gjykuar ishte një maskaradë e Enea Jorgjit. S’kanë si t’ia bëjnë lojës dhe menduan t’ia bëjnë Patizanit. Unë e pashë rastin e Kalarit dhe nuk ishte për karton të kuq. Ishte një maskaradë e gjyqtarit.”

Më tej Demi tha se klubi do të jetë në krah të  tifozave, dhe do të marrin një vendim për Enea Jorgjin.

“Ne do të jemi në krah të tifozave dhe Jorgjin nuk e pranojmë si klub. Enea Jorgji nuk duhet që ta drejtojë më Partizanin” tha Demi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?