Gazeta “AS”/ Interi do të pendohet për Çepele-n, “Bonuccin” e së ardhmes

Gazeta “AS” i ka dedikuar një speciale talentit të Kombëtares sonë Ramen Çepele, qendërmbrojtësi mëngjarash 17-vjeçar, i cili ka bërë debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë. Ai la Italinë për të nënshkruar me Hanover 96.

Në tregun botëror mungojnë qendërmbrojtësit e mirë, dhe akoma më të rrallë janë ata që luajnë me këmbën e majtë. Nuk shpjegohet se si Interi lejoi Ramen Çepelen t’i largohej. Zikaltërit nuk pranuan të rinovonin me lojtarin e tyre, bile as nuk pranuan ndonjë ofertë nga një klub i madh italian duke lejuar që mbrojtësi të firmosë në Gjermani me Hanoverin.

Edhe pse ka lindur në Itali dhe është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave, Ramen ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, i tërhequr nga premtimi për të debutuar me kuqezinjtë. Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në miqësoren ndaj Kosovës duke shfaqur nivel të lartë. I gjatë 1.90 m, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, ai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit.

SHKARKO APP