Gazetari denoncon presidentin e klubit spanjoll: Më goditi me kokë në nofull, kolegut tim i ra me grushte
Futbolli spanjoll është emancipuar tepër dhe vështirë që të ndodhin incidente mes presidentëve të ekipeve dhe gazetarëve.
Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për nivelet e ulëta të futbollit iberik. Dy gazetarë pretendojnë se janë sulmuar nga presidenti i ekipit të Ourense, Ramon Dacosta.
Denoncimi është bërë nga Pepe Garrote, gazetar pranë “COPE”, që thekson se së bashku me Jose Luis Diaz nga “El Faro de Vigo” është sulmuar nga Dacosta.
“Ai grushtoi kolegun tim nga Faro de Vigo dhe mua më ra me kokë në nofull. Ne jemi në shok. Ai është surreal, ” zbuloi Garrote.
Dy gazetarë pretendohet se janë sulmuar nga Ramon Dacosta, presidenti i klubit të nivelit të katërt në Spanjë, Ourense pas fitore 3-2 që mori kundër Somozas dhe mbetet në krye të grupit.