Gazetari e ndjek deri te shtëpia Mourinhon, ai i kthehet: Shko fli o miku im!

Pas 25 vitesh nga debutimi i tij te Benfica, José Mourinho është gati të rikthehet në pankinën e klubit portugez, për të mbyllur aty ciklin e karrierës. Marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm firma, por e gjithë Portugalia është në pritje të fjalëve të para të “Special One”, i cili është pritur me entuziazëm edhe në aeroport.

Një skenë e pazakontë ndodhi mbrëmjen e kthimit të tij në Portugali. Një reporter i CMTV ndoqi trajnerin gjatë gjithë udhëtimit nga aeroporti i Tires deri në banesë, duke e pritur te porta e shtëpisë. Në errësirë të plotë, gazetari i drejtoi pyetje mbi firmën e kontratës dhe fillimin e aventurës së re te Benfica, por Mourinho nuk e priti mirë këtë pushtim të privatësisë.

Trajneri portugez, i lodhur nga udhëtimi, nuk pranoi të japë asnjë detaj. I pyetur për të ardhmen dhe për zyrtarizimin e transferimit, Mourinho u përgjigj me ironinë që e karakterizon: “Shko fli, shoku im”, tha disa herë, duke i injoruar pyetjet e reporterit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, “Special One” ngriti supet si të mos dinte asgjë për temën e diskutuar dhe u fut në banesë, duke mbyllur aty një episod që në Portugali u komentua si një skenë surreale. Zyrtarizimi i rikthimit të Mourinhos në stolin e Benficas pritet të vijë në orët në vijim. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

CMTV estava à porta de casa de Mourinho e ele mandou-os ir dormir
byu/superdouradas inPrimeiraLiga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?