Gazetari i sportit, Ilnica: Më dhunoi presidenti i Kastriotit

Gazetari i sportit Eduard Ilnica është dhunuar në orët e vona të së hënës, në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Zogut të Zi” dhe pas ngjarjes ai ka thënë se, është dhunuar nga drejtues të klubit të “Kastriotit”, konkretisht nga presidenti i tij Alban Vogli.

Eduard Ilnica: Alban Vogli më zuri pritë dhe më dhunoi për një shkrim
Gazetari i dhunuar në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka thënë se është dhunuar nga Presidenti i ekipit të Kastriotit vetëm pse ai kishte bërë një shkrim në Telesport për dhunën që ndodhi në ndeshjen mes ekipit të Korabit dhe Kastriotit vetëm pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilnica ka shtuar se, kanë qenë 5-6 persona që e kanë dhunuar, mes të cilëve edhe Alban Vogli. Ndërkohë që thekson se, tani është jashtë rrezikut për jetën dhe do të qëndrojë në spital derisa mjekët ta vendosin.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CV-dxr1n0pI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?