Skandal/ Gazetari shqiptar akuzon se i kanë ndryshuar votimin për “Topin e Artë”

Mesfushori i Manchester City, Rodri u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve.

Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.

Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR, me vetëm 3 pikë.

  1. Rodri 15 pikë
  2. Lamine Yamal 12 pikë
  3. Dani Carvajal 10 pikë
  4. Jude Bellingham 8 pikë
  5. Antonio Rudiger 7 pikë
  6. Erling Haaland 5 pikë
  7. Lautaro Martinez 4 pikë
  8. Vinicius JR 3 pikë
  9. Kylian Mbappe 2 pikë
  10. Granit Xhaka 1 pikë.

Gazetari shqiptar sipas medieve spanjolle është ankuar për këtë votim, pasi sipas tij lista ai e ka votuar yllin brazilian në vendin e dytë, por votimi e ka nxjerrë 8-tin.

SHKARKO APP