“Gazzetta dello Sport”: ‘Black out’ në derbin shqiptar
Derbi 147 kryeqytetas, përballja Tirana-Partizani, duket se nga zjarri i tepërt nuk shkoi deri në fund. Një gjë e pazakontë ndodhi në stadium. Nw minutën e 63-të ndeshja u ndërpre me rezultatin 0-0, kjo për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.
Që prej asaj minute, lojtarët qëndruan për rreth 20 minuta në dhomat e zhveshjes, në pritje të rikthimit të dritave, gjë që nuk ndodhi. Për më shumë se 30 minuta stadiumi “Selman Stërmasi” u kthye në terr.
“Black out” në derbin mes Tiranës dhe Partizanit nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi faqja e internetit e gazetës së njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim derbit të kryeqytetit shqiptar.
Gjatë shkrimit gazeta italiane e ka shoqëruar artikullin edhe me video ku shihet momenti i “Black out”-it në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
“40 minuta pritje or derbin e kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një ‘black-out’-i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga erësira duke e kthyer stadiumin në një festë të vërtetë me dritat e smartphonave. Ndeshja është shtyrë dhe do të luhet sot në orën 14:00 për të mos pasur sërish probleme”,-shkruan La Gazzetta dello Sport.
Ikja e energjisë elektrike në Shqipëri nuk është një fenomen i panjohur. Për fatin e keq Shqipëria e ka të herëpashershme mungesën e energjisë elektrike madje edhe kur bëhet fjalë për kryeqytetin aq më tepër kur luhet derbi më i zjarrtë i Superligës shqiptare. Precedenti më i afërt i ikjes së dritave në një ndeshje futbolli ishte vetëm 24 orë para fillimit të derbit, në takimin mes Vllaznisë dhe Korabit.
KOHA JONË SONDAZH

