“Gazzetta dello Sport” e vlerëson më të mirin Strakoshën, ja çfarë shkruan për të
Mediat Italiane i kanë kushtuar vëmendje të veçante paraqitjes së Thomas Strakoshës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në ndeshjen Lazio-Milan.
Pavarësisht faktit që “gardiani” kuqezi arriti të priste dy penallti, skuadra ku ai luan nuk arriti dot të kualifikohej, por pavarësisht këtij fakti, mediat e vendit fqinj e vlerësojnë maksimalisht formën e portierit shqiptar. “Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar Strakoshën si më të mirin në sfidën e djeshme ndaj Milanit, duke i vendosur notën 7.
“Tre pritje për t’u duartrokitur në kohën e rregullt dhe ne shtesë ndaj Suzos, Kalabrias dhe Çalhanoglu. Pret dy penallti pas kohës shtesë ndaj Rodriguez dhe Montolivos. Pritje të cilat nuk mjaftuan për të shkuar në finale”, shkruan gazeta më e madhe italiane. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

