“Gazzetta dello Sport” publikon videon: Shqipëria inauguron nesër “Wembley-in” e Ballkanit!
80 milionë euro investime, tre vjet punime, kështu Tirana ka Wembley e saj. Në vend të stadiumit të vjetër Qemal Stafa, kombëtarja shqiptare ka tashmë një shtëpi të re moderne, të projektuar nga një arkitekt italian Marco Casamonti. Air Albania është një impian i modelit anglez me 22 mijë vende, por me disa të veçanta që e bëjnë unik: tribuna kryesore mirëpret vetëm 4000 vende të ulura, por ka një zonë të gjera Hospitality që merr kështu gjithë unazën e dytë të tribunës.
Në atë sektor është vendosur edhe një nga ekranet më gjigantë në botë. Nga lart, forma e stadiumit të jep idenë e stilizimit të territorit të Shqipërisë e në vend të një këndi të të tribunës, mbin një qiellgërvishtës 30 katesh që mirëpret hotel luksoz, salla konferencash e aktivitete komerciale. E ishte pikërisht ky objekt, që ka financuar pjesën më të madhe të kostos së stadiumit të ri.
Në fakt Federata Shqiptare e Futbollit ka derdhur vetëm 10 milionë euro, 70 të tjera kanë ardhur nga shoqëria që do të administrojë aktivitetet komerciale të impiantit, që do të ketë jetë gjithë vitin. Gjithçka do të inaugurohet në ndeshjen kundër kampionëve të botës. Franca viziton e para stadiumin e ri të Tiranës, një pagëzim i nivelit të lartë, për një impiant të nivelit të lartë.