“Gazzetta dello Sport”: Shqipëria nuk i ndahet Italisë
“Duhej të gjenin një gol në 14 minutat e mbetura për tu luajtur dhe e kanë bërë kur kishte mbetur vetëm një”. Kështu e nis një shkrim të saj prestigjiozja italiane “Gazzeta dello Sport” për fitoren e Shqipërisë ndaj Maqedonisë në Shkodër. Në shkrim theksohet se shënoi Balaj me kokë pas një asisti të dhënë nga lojtari i Peskarës, Memushaj duke u ngjitur në krye të grupit G me pikë të barabarta me Italinë dhe Spanjën.
Gazeta kujton se ndeshja u ndërpre për shkak të shiut të rënë në Shkodër në shifrat 1-1 pas golave të Sadikut dhe Alioskit.
“Në këtë mënyrë De Biasi mban hapin e Venturës dhe Lopetegui duke u konfirmuar sërish si “outsider” i grupit pas kualifikimit historik në Europian ku e mbylli me një fitore me Rumaninë dhe dy humbje me Zvicrën dhe Francën. Në 6 tetor “shqiponjat” do të luajnë me Lihtenshteinin dhe duke shfrytëzuar përballjen mes Spanjës dhe Italisë mund të ngjiten në krye të grupit” – shkruan “Gazzeta”.
Ndërsa në një artikull të “Corriere dello Sport” vihet theksi te 5 minutat shtesë ku veçohet një shpëtim i portës nga Berisha dhe një shpërdorim rasti nga Sadiku për ta çuar ndeshjen në 3-1. “Tashmë Shqipëria mund të festojë prezantimin e saj të parë fitues në kualifikueset e “Rusia 2018” – e mbyll “Corriere dello Sport”./lapsi.al/

KOHA JONË SONDAZH

