Gega: E mira nuk ka fund, të mos kemi disa fytyra!

Kukësi mori fitoren e 4-t radhazi, teksa mposhti me rezultatin 3-0 Bylisin në transfertë. Trajneri i verilindorëve, Skënder Gega është shfaqur i lumtur me suksesin e ekipit të tij, teksa ka theksuar se lojtarët e tij nuk duhet të ndryshojnë “fytyrën” gjatë ndeshjes.

“Është e rëndësishme që morëm këtë fitore. Ishte një terren shumë i vështirë, por kjo ishte për të dyja ekipet. Ndeshjet duken të vështira para 90 minutave, për fat të mirë shënuam shpejt kontrolluam lojën dhe ia dolëm.

Pasi shënuam 2 gola u tërhoqëm pas dhe më pas ia dolëm të shënojmë edhe të tretin. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por do mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi vjen shumë shpejt. Jam i shqetësuar për gjendjen e Dragoshit, për atë problem të pësuar në shpatull.

Ne jemi drejt konsolidimit. Përsosmëria nuk ka fund. Duhet të mos dalim nga mënyra  lojës, dua që të mos kemi disa fytyra, por të jemi të njëjtë gjatë ndeshjes. Nëse impenjohemi më tepër, gjërat do shkojnë shumë mirë për ne”, u shpreh Gega.

SHKARKO APP