Gega falënderon të gjithë: Jam drejt shërimit, Zoti ju bekoftë!
Skënder Gega ka kaluar rrezikun dhe është shumë pranë shërimit të plotë nga COVID-19. Ka qenë vetë trajneri i Kukësit me një postim në rrjetet sociale nëpërmjet të cilit ka reaguar duke i qetësuar të gjithë për sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.
“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.
Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkroi Gega.