Genoa këmbëngul për Kristjan Asllanin, De Rossi e kërkon në skuadër

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ditët vendimtare, teksa merkatoja e dimrit mbyllet më 1 shkurt. Që prej momentit kur Torino e nxori jashtë planeve për pjesën e mbetur të sezonit, mesfushori kuqezi është kthyer në një nga emrat më të përfolur, duke u lidhur pothuajse me çdo klub të Serie A që kërkon përforcime në mesfushë.

Interesimi për Asllanin nuk është kufizuar vetëm në Itali. Së fundmi u përfol edhe një pistë nga Turqia, ku Besiktas raportohet se ka kërkuar informacione zyrtare për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, në ditët e fundit të merkatos, sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni më konkret, pasi trajneri Daniele De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për mesfushorin dhe e konsideron një element të përshtatshëm për projektin e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë fazë, pengesa kryesore mbetet paga e lojtarit. Asllani nuk pranon ulje të kërkesave financiare, duke e bërë marrëveshjen më të vështirë për t’u finalizuar, pavarësisht interesimit dhe dëshirës së disa klubeve për ta afruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?