Georgina me “zemër të madhe” si Ronaldo, dhuron fitimet nga festivali për fëmijët e varfër

Georgina Rodriguez, modelja dhe e fejuara e Cristiano Ronaldos, do të dhurojë të gjithë shumën e fituar nga pjesëmarrja në Sanremo për Spitalin e Fëmijëve në Torino “Regina Margherita’.

Sipas gazetës “La Stampa” bukuroshja argjentinas ka kontaktuar stafin e saj që të dhurojë të gjithë shumën. Shifra që ajo do të marrë nga zbritja në skenën e festivalit më të madh në Itali është 140 mijë euro. Para të cilat do të shërbejnë për të kuruar fëmijët në spitalin e Torinos.

Solidariteti i familjes së kampionit të Juventusit nuk është diçka e re. Për Krishtlindjet e vitit 2018, Georgina edhe pse kishte kohë në Torino ajo dhuroi një shumë për fëmijët e varfër të shoqatës Adisco. Edhe në këtë rast konfidencialiteti ishte maksimal edhe pse lajmi u zbulua pak kohë më vonë. /R.Lika-Koha Jone/

Image result for georgina ronaldo

SHKARKO APP