Gery Neville dhe Giggs legjenda edhe për solidaritet, ja gjesti i madh i tyre për Covid-19

Legjendat e Manchester United, Gary Neville dhe Ryan Giggs, konfirmohen si legjenda edhe për solidaritet. Në kulmin e urgjencës nga Covid-19, dy ish-futbollistët kanë vendosur që të dy hotelet që zotërojnë në qytetin e Mançesterit tua vendosin në dispozicion mjekëve dhe personelit të kujdesit shëndetësor falas, duke i mbyllur ato për publikun.

“Duhet të tregojmë solidaritet ndaj njerëzit që kanë më shumë nevojë në këtë moment. Ne të gjithë do të dalim më të fortë, si një kompani dhe si një komunitet”, komentoi Neville.

Gary Neville dhe Ryan Giggs kanë vendosur të vënë në dispozicion dy nga hotelet e tyre për operatorët e Sistemit Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS). Hotel Football dhe Stock Exchange, të dy në Manchester, do të jenë të mbyllura për publikun nga dita e diel dhe do të vihen në dispozicion falas, me gjithsej 176 shtretër. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP