“Gëzim që s’shkruhet, veç përjetohet”, pamjet e festës spektakolare të Kosovës pas fitores në Suedi

Në Stokholm, Kosova shkroi një faqe të re në historinë e saj futbollistike, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 1-0 në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, në dhomat e zhveshjes shpërtheu festa.

Federata e Futbollit e Kosovës publikoi në rrjetet sociale një video ku lojtarët dhe stafi teknik festojnë mes brohoritje, këngë dhe përqafimeve. Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa disa prej futbollistëve u panë duke kërcyer dhe kënduar me flamurin kuq e kaltër në duar.

Kjo fitore, përveçse ka vlerë historike, i jep Kosovës një shtysë të madhe në garën për një vend në Botërorin e ardhshëm. Trajneri Primož Gliha dhe lojtarët e tij u përshëndetën nga tifozët kosovarë për shpirtin luftarak dhe organizimin perfekt në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qendër të festës, autor i golit vendimtar u pa duke u ngritur mbi shokët e skuadrës, ndërsa kënga “Kosova është kampione” kumbonte në sfond.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?