“Gëzuar”, Ronaldo feston “martesën” me Juventus
Ronaldo e feston ditën e parë si lojtar i Juventus me një gotë shampanjë. Imazhi është shpërndarë nga “Maisfutebol”. Portugezi ndodhet në Greqi me pushime.
Atë e ka vizituar presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli dhe të dy kanë gjetur rastin të pozojnë me një gotë shampanjë. Në foto janë dhe personazhe të tjerë që bën të mëndur transferimin e shekullit, agjenti Mendez dhe avokati Osario. Ronaldo pritet të mbërrijë në Torino të hënën për të bërë prezantimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

