Giovanni Manna: “Bllokimi në merkato? Një paradoks për Napolin”
Napoli po përballet me vështirësi në manovrimin e merkatos së transferimeve pas vendimeve të fundit të futbollit italian, ndërsa Drejtori Sportiv i kampionëve të Italisë, Giovanni Manna, e ka cilësuar situatën si një paradoks.
“Kufizimi në merkaton e transferimeve është, për mendimin tim, një paradoks i madh,” tha Manna. Mendoj se Napoli është një prej klubeve më të shëndetshme, me likuiditete dhe pasuri neto pozitive. Ky bllokim është bërë për të harmonizuar rregulloren e UEFA-s, e cila gjithsesi lejon të bësh korrigjime. Për mendimin tim, është pak jokorrekt, por domosdoshmërinë do ta kthejmë në virtyt.”
Drejtori Sportiv foli gjithashtu për situatën e lojtarëve në dalje, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Lucca dhe Lang do të largohen në janar. “Të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk përjashtojmë asgjë. Futbollistët duhet të fitojnë çdo ditë mundësinë për të veshur fanelën e Napolit. Lucca është një futbollist që e kërkuam ne, nuk është se e gjetëm këtu. Por hapësira është e limituar; kemi një qendërsulmues që është integruar mirë, është i fortë dhe po tregon vlerat e tij,” shtoi Manna.
Komentet e tij nënvizojnë se, pavarësisht kufizimeve, Napoli synon të ruajë stabilitetin financiar dhe konkurrencën në merkato, duke i dhënë prioritet lojtarëve që janë të përgatitur për të dhënë kontribut të menjëhershëm në skuadër. Klubet italiane, përfshirë Napolin, duhet të manovrojnë me kujdes për të respektuar rregullat financiare dhe të sigurojnë një ekuilibër midis performancës sportive dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

