“Giro d’Italia”/ Cairo: Prezenca e Shqipërisë na nderon, Rama bëri zgjedhjen e duhur
Numri një i “Rcs MediaGroup”, Urbano Cairo, ka qenë euforik gjatë prezantimit të “Giro 2025”. Biznesmeni i njohur italian në fjalën e tij ka treguar shifra të rëndësishme sa i përket “startit të madh” dhe eventit në tërësi.
“Prezenca e Shqipërisë na nderon dhe na gëzon tej mase. Mendoj se miku im Rama ka bërë zgjedhjen e duhur pasi vendi i tij meriton 700 milionë spektatorët nga 200 vende të ndryshme që do të njihen me Shqipërinë nëpërmjet turit tonë.
Jam po aq i emocionuar sa Rama pasi dëshiroja që ‘Giro d’Italia’ të prekte disa vende dhe këtë vit kemi shtuar një copëz të rëndësishme kësaj tabloje”, tha 67-vjeçari.
Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” do të jetë i veçantë pasi dizniveli do të jetë rekord, 52.500 metra në ngjitje (20% më shumë se ai i ediconit të 2024) në një rrugëtim të gjatë plot 3.413 kilometra.