Giroud për “Topin e Artë” të Dembele: Kur luaja me të, nuk mendoja se do ta fitonte!

Në një intervistë për L’Équipe, ish-sulmuesi i Milanit dhe aktualisht lojtar i Lille, Olivier Giroud, ka komentuar mbi suksesin e bashkëkombësit të tij Ousmane Dembélé, fitues i Topit të Artë 2025.

“E kisha parë tek ai një potencial për të fituar Topin e Artë? Është e vështirë të thuash. Kur e shihja çdo ditë në kombëtaren franceze, jo, nuk e thosha domosdoshmërisht: ‘Ky është një fitues i ardhshëm i Topit të Artë’. Për ta fituar këtë çmim duhet të kesh talent, por edhe një sezon të madh që të të çojë në plan të parë.

Ai ka pasur talent gjithmonë, por i duhej sezoni i duhur, me klubin e duhur, dhe të fitonte gjithçka, ashtu siç bëri. Ky trofe gjithmonë varet shumë edhe nga skuadra,” u shpreh Giroud.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?