Giuffredi: Turp që Hysaj të largohet falas, është profesor në mbrojtje!
Mario Giuffredi, agjent i Hysajt ndërhyri në “Radio Marte”, gjatë emisionit të Raffaele Auriemma. Ai foli në veçanti për të ardhmen e futbollistit shkodran, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën që i përfundon në fundin e këtij sezoni, teksa nuk mungojnë as ofertat nga Rusia.
“Hysaj? Një profesor nga këndvështrimi mbrojtës. Shikoni lojën që bën në të majtë. Ai luan me qetësi, aq sa nuk u rrezikua kurrë. I shkëlqyeshëm edhe nga këndvështrimi mbrojtës, mendoj se është më i miri.
Po flasim për kontratën, ditët e fundit kemi marrë një kërkesë nga Spartak Moscoë, të cilën po e vlerësojmë. A i plotëson kjo ofertë kërkesat e Napolit? Duhet ta shohim nga këndvështrimi realist, pas disa muajsh ai do të largohet falas, sepse i mbaron kontrata.
Do të doja të shihja sa lojtarë të datëlindjes 1994 kanë paraqitje si ai në një klub të rëndësishëm si Napoli. Do të ishte turp për dike, që Hysaj të largohet falas”, deklaroi agjenti Giuffredi.