Gjashtë gola në një ndeshje, Albion Avdijaj kthehet protagonist

Sulmuesi shqiptar Albion Avdijaj ka lënë pas dëmtimet e njëpasnjëshme që penguan aktivizimin e tij të rregullt me skuadrën e Vaduz në këtë edicion dhe në mundësinë e parë që iu shfaq për të luajtur si titullar, tregoi të gjithë talentin e tij.

Sulmuesi, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaren U-21 të Shqipërisë, shënoi 6 gola në ndeshjen që Vaduz luajti kundër Rugell në Kupën e Lihtenshtejnit, duke u bërë protagonisti absolut i suksesit 11-0 të skuadrës së tij e cila siguroi njw vend në gjysmëfinale.

“Më duket se e kam realizuar edhe një herë diçka të tillë kur isha me të rinjtë. Por sinqerisht nuk më kujtohet të kem shënuar ndonjëherë tjetër 6 gola. Më kujtohen 5 me ekipin e dytë të Volfsburgut një vit e gjysmë më parë”, tha sulmuesi shqiptar pas kësaj ndeshjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë pritet që Avdijaj të fillojë të luajë më rregullisht me Vaduz edhe në kampionatin zviceran, ku në këtë sezon ka koleksionuar vetëm 63 minuta në total në tre ndeshje të nisura nga stoli. /panoramasport/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?