FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjasula prezantohet te Hamburg: Nuk ishte nevoja ta mendoja dy herë!

Klaus Gjasula prezantohet te Hamburg, skuadra e re me të cilën do të luajë mesfushori shqiptar. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, 30-vjeçari firmosi edhe kontratën që e lidh për dy sezone me klubin e mirënjohur, që militon në Ligën e Dytë gjermane.

Mesfushori u transferua si futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me Paderbornin, duke vendosur edhe rekordin historik për ndëshkimin me kartonë të verdhë në elitën e futbollit gjerman.

“Nuk ishte nevoja të mendohesha gjatë, e pranova menjëherë ofertën e Hamburgut. Në këtë stadium krijohet një atmosferë e veçantë dhe jam i lumtur që ndodhem këtu”, ishin fjalët e mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klaus Gjasula freut sich auf seine neue sportliche Heimat im Volksparkstadion.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?