Gjeorgjia, pikë historike në Euro 2024

Gjeorgjia bën historinë dhe merr pikën e parë në një Evropian. Skuadra arriti të frenojë Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit F të zhvilluar në Hamburg me rezultatin 1-1 në një sfidë ku pati si protagonist absolut portierin Mamardashvili, por që në çastet e fundit mund të kishte shkaktuar edhe një surprizë akoma më të madhe.

Ajo që shënoi e para ishte pikërisht skuadra gjeorgjiane që në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh që u shndërruar në gol nga Mikautadze.

Në minutën e 95 Gjeorgjia për pak sa nuk shkaktoi befasinë më të madhe deri në këtë moment teksa për pak sa nuk shënoi golin e fitores me Ljobanidze. Në fund rezultati mbeti 1-1 me skuadrat që marrin nga 1 pikë secila.

SHKARKO APP