Gjermania fiton EuroBasket-in, titulli i parë pas 1993-ës
Gjermania ka mposhtur Turqinë me rezultatin 88-83 dhe ka siguruar medaljen e artë në EuroBasket, trofeun e parë kontinental pas vitit 1993.
Dennis Schröder ishte edhe një herë vendimtar për kombëtaren gjermane. Në momentet e fundit të ndeshjes, ai realizoi një gjuajtje të shpejtë nga distanca dhe më pas vulosi fitoren me dy gjuajtje të sakta të lira.
Me këtë sukses historik, Gjermania rikthehet në majën e basketbollit europian, duke thyer një pritje prej 30 vitesh për medaljen e artë.
KOHA JONË SONDAZH

