Gjermania në krizë pas humbjes me Greqinë, Schweinsteiger kritikon skuadrën: Jemi bërë mediokër!

Gjermania vijon të kërkojë fitoren e parë nën drejtimin e Jürgen Klopp. Humbja 0-1 në shtëpi ndaj Greqisë ka shtuar presionin mbi trajnerin e ri dhe ka hapur sërish diskutimet për projektin e “Die Mannschaft”. Në përfundim të ndeshjes, tifozët në “WWW Arena” shprehën pakënaqësinë e tyre me vërshëllima, pasi Gjermania nuk arriti të reagonte pas golit të Greqisë.

Për Klopp, kjo ishte ndeshja e dytë në stolin e Kombëtares. Debutimi i tij kishte përfunduar me një barazim ndaj Holandës, ndërsa tashmë trajneri gjerman regjistron një humbje dhe ende nuk ka shijuar fitoren.

Kritikat më të forta kanë ardhur nga ish-kampioni i botës, Bastian Schweinsteiger, i cili e sheh problemin më shumë te futbollistët sesa te trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jemi më një skuadër në majat e futbollit, kemi zbritur në mediokritet. Nuk arritëm ta presonim kundërshtarin në një mënyrë që të krijonim diçka. Na duhen lojtarë që bëjnë diferencën”, u shpreh Schweinsteiger.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-mesfushori gjerman vlerësoi disa prej lojtarëve grekë që, sipas tij, bënë diferencën në këtë përballje.

“Greqia kishte Karetsas, Tzolis dhe Pavlidis”, shtoi ai.

Schweinsteiger mbrojti pjesërisht Klopp, duke theksuar se trajneri nuk mund të ndryshojë gjithçka menjëherë.

“Klopp nuk është magjistar. Është një punë shumë e madhe që duhet bërë. Por edhe lojtarët duhet të pyesin veten: A është kjo gjithçka që mund të japim?”, deklaroi ai.

Klopp është zgjedhur për të udhëhequr një proces rindërtimi të Kombëtares gjermane, pas rezultateve zhgënjyese të viteve të fundit. Në këtë kuadër, trajneri ka zgjeruar ndjeshëm grupin e lojtarëve të testuar, me një listë që përfshin 44 futbollistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?