Gjermania në super formë, Musiala: Tashmë ka ardhur koha të fitojmë trofe!
Gjermania po kalon një moment shumë pozitiv në Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann ka siguruar vendin e parë në grup.
Ndeshja e fundit është ajo ndaj Hungarisë, mbrëmjen e së martës, ndërkohë që dy ditë më parë mposhtën thellë 7-0 Bosnjë-Herzegovinën. Një nga protagonistët e këtij ekipi është sulmuesi Jamal Musiala, i cili tashmë kërkon të fitojë trofe.
“Ndaj Bosnjës ishte një ndeshje shumë argëtuese. Në fakt, po argëtohemi me këtë kombëtare. Sa më shumë të shënojmë aq më shumë argëtohemi në fushë. Ne thjesht po luajmë futboll. Është kënaqësi për të gjithë të jesh në fushë me këtë grup.
Kemi punuar shumë edhe në mbrojtje, ndaj po vijnë rezultate të mira. Mendoj se ka ardhur koha që të fitojmë një trofe, pasi jemi në një nivel të mirë”, tha Musiala.