Gjermania prezanton fanellat për “Euro 2024”, por tifozët shpërthejnë për ngjyrën rozë

Fanella e dytë e përfaqësueses gjermane, e gjitha rozë, ka përçarë ambientin dhe tifozët. Drejtuesit e Federatës sqaruan se kjo zgjedhje, kjo ngjyrë, është bërë për shkak të tifozëve, brezave të rinj, pasi atyre i pëlqejnë shumë ngjyrat, për arsye marketingu.

Trajneri Nagelsmann ishte në të njëjtën linjë: “Ishte një zgjedhje e guximshme për të shtuar pak ngjyrat. Fakti që akoma flitet për të do të thotë se ka qenë zgjedhja e duhur. Mua më pëlqen, mendoj se është një fanellë e bukur, unë do ta veshë”.

Ndryshe nga Federata dhe trajneri Nagelsmann, mediat dhe kritikët janë të shumtë: “Roza nuk është një ngjyrë për futboll”, shkruan Bild.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?