Gjermania turpëron Italinë me 5 gola, Hungaria shpartallon Anglinë (VIDEO)

Italia dhe Anglia janë turpëruar mbrëmjen e sotme në Ligën e Kombeve. Kampionët e Europës u mundën 5-2 nga Gjermania, duke pësuar disfatën më të thellë në histori ndaj panterave. Kimmich dhe Gundogan shënuan dy gola në fraksionin e parë, ndërkohë që në të dytën “Të Kaltrit” u shthurën totalisht duke pësuar tri gola të tjerë nga Thomas Muller dhe dy herë Timo Werner. Talenti Gnoto shënoi golin e parë për Italinë, ndërkohë që Bastoni shënoi të dytin në shtesën e duelit.

Mbrëmjen e sotme po në të njëjtin grup, Hungaria shkatërroi Anglinë duke i shkaktuar një humbje 4-0 në shtëpinë e britanikëve. Roland Sallai shënoi fillimisht dy gola, ndërkohë që më pas Nagy dhe Gazdag realizuan dy golat e tjerë. Hungaria mban kreun me 7 pikë, një më shumë se Gjermania, Italia ka 5, ndërkohë që Anglia mban vendin e fundit me vetëm dy pikë. Holanda mori një fitore shumë të vështire 3-2 ndaj Uellsit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP