Gjermania zbulon listën për ndeshjet e Nations League
Gjermania do të përballet me Bosnjën dhe Hungarinë këtë nëntor, në kuadër të Nations League. Në prag të këtyre takimeve, trajneri i “Panzerave”, Julian Nagelsmann ka bërë publike listën e të ftuarve.
Deri më tani në League A Group 3, gjermanët kryesojnë renditjen me 10 pikë të gurmbulluara, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt. Vlen të theksojmë se përfaqësuesja gjigande ka realizuar 10 gola dhe ka pësuar 3 gola.
LISTA:
Portierë: Oliver Baumann, Alexander Nubel, Stefan Ortega Moreno.
Mbrojtës: Robin Gosens, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah.
Mesfushorë: Robert Andrich, Julian Brandt, Chris Fuhrich, Pascas Gross, Jamal Musiala, Felix Nmecha, Angelo Stiller, Florian Ëirtz.
Sulmues: Serge Gnabry, Kai Havertz, Tim Kleindienst, Deniz Undav.